Vetëm dy vatra zjarri aktive, helikopterët e ushtrisë në aksion - Gazeta Express
string(62) "vetem-dy-vatra-zjarri-aktive-helikopteret-e-ushtrise-ne-aksion"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 20:29

Vetëm dy vatra zjarri aktive, helikopterët e ushtrisë në aksion

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 20:29

Situata e zjarreve në vend nuk ka përfunduar ende, me forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura që po vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të prekura edhe këtë të premte, më 22 gusht.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë shuar, 2 mbeten aktive, ndërsa 2 janë në fazë monitorimi.

Vatrat aktive dhe në monitorim:

Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.

Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë: Është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR-së.

Parku Natyror Gërmenj, njësia Leskovik: Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

Fshati Dërmish, njësia Finiq, Vlorë: Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.