Vetëm dy orë para lojës, FFK njofton se kampionati fillon sot! - Gazeta Express
string(60) "vetem-dy-ore-para-lojes-ffk-njofton-se-kampionati-fillon-sot"

Moral Pozhegu

18/09/2020 13:46

Vetëm dy orë para lojës, FFK njofton se kampionati fillon sot!

Moral Pozhegu

18/09/2020 13:46

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për fillimin e kampionatit të ri në Superligë vetëm dy orë para nisjes së ndeshjes së parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Duke e publikuar orarin e ndeshjeve, shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar ndërkohë se sezoni 2020/2021 do të fillojë sot me ndeshjen ndërmjet Trepçës ’89 dhe debutuesit të ligës elitare, Arbëria.

Institucioni më i lartë i futbollit kosovar nuk ka dhënë detaje nëse ka marrë leje apo jo nga organet qeveritare për fillimin e sezonit të ri, duke e zbuluar vetëm orarin dhe zyrtarët e ndeshjeve.

FFK ishte në dilema deri pak orë para fillimit të sezonit, nëse ai do të niste këtë javë apo jo.

Në fakt, nisja e edicionit të ri ishte shtyrë për një javë pasi paraprakisht ishte paraparë të fillonte më 12 shtator.

Ndeshjet tjera do të zhvillohen nesër dhe pasnesër. /Gazeta Express/