Vetëm 6 policë të “Shqiponjave” në operacion, si u organizua kapja e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë - Gazeta Express
string(105) "vetem-6-police-te-shqiponjave-ne-operacion-si-u-organizua-kapja-e-ish-ushtarakut-me-rrezikshmeri-te-larte"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2026 13:47

Vetëm 6 policë të “Shqiponjave” në operacion, si u organizua kapja e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Lajme

Gazeta Express

04/06/2026 13:47

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes së një tjetri.

A2 CNN raporton se 43-vjeçari Violand Braçellari është parë dje në fshat duke bërë xhiro, policia ka marrë informacion dhe sot ka organizuar kapjen e tij, pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Siç raportohet kanë qenë vetëm 6 policë të Shqiponjave.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, policia e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

Po ashtu, siç raportohet, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement