Vetëm 43 vota për komisionin, Dehari e ndërpret sërish seancën konstituive - Gazeta Express
string(73) "vetem-43-vota-per-komisionin-dehari-e-nderpret-serish-seancen-konstituive"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 11:32

Vetëm 43 vota për komisionin, Dehari e ndërpret sërish seancën konstituive

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 11:32

Ka dështuar edhe “përpjekja” e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për forimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, ndërsa tentuan t’i thonin disa fjalë nga foltorja e Kuvendit, kur u ftuan për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë.

Dehari kërkoi që t’u ndërpritet fjala atyre, duke kërkuar “vetëm propozimin”.

Komisioni i propozuar nga LVV-ja për votim të fshehtë i mori vetëm 43 vota.

Situata duket se nuk e ka ndryshuar as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.