Vetëm 1 mijë e 149 vaksina u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë - Gazeta Express
string(64) "vetem-1-mije-e-149-vaksina-u-dhane-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 15:08

Vetëm 1 mijë e 149 vaksina u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 15:08

1 mijë e 149 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani 357 mijë e 920 doza të vaksinave janë administruar në vend.

248 mijë e 714 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë, 108 mijë e 700 persona me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës. Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të vaksinohen.

Nga ky institut kanë thënë se me vaksinim do të kalojmë valën e re nga varianti Delta i COVID-19 me më pak viktima e të sëmurë.

“Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë. Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima”, është thënë nga IKSHPK.