Vetëm 0.3% e nxënësve me nevoja të veçanta arrijnë ta kryejnë maturën në Gjermani, Luani është një prej tyre - Gazeta Express
string(106) "vetem-0-3-e-nxenesve-me-nevoja-te-vecanta-arrijne-ta-kryejne-maturen-ne-gjermani-luani-eshte-nje-prej-tyre"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 15:04

Vetëm 0.3% e nxënësve me nevoja të veçanta arrijnë ta kryejnë maturën në Gjermani, Luani është një prej tyre

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 15:04

Një shembull frymëzimi në Gjermani: Historia e Luanit që preku zemrat e të gjithëve.

Kur Luani Berisha, 20 vjeç nga Laatzen pranë Hanoverit, u thirr për të marrë diplomën e maturës, duartrokitjet nuk kishin të ndalur, një shpërthim emocionesh që zgjati 20 minuta. Ai nuk është një student i zakonshëm: vetëm 0.3% e nxënësve me nevoja të veçanta në Gjermani arrijnë të përfundojnë maturën. Luani është një prej tyre, transmeton albinfo.ch.

Në fëmijëri, Luani u përball me sfida të mëdha. U dërgua në një shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta që në klasën e dytë, për shkak të sjelljes agresive dhe vështirësive sociale.

“I hodha një karrige mësueses,” kujton ai. Ai u bullizua për pamjen e tij, u godit dhe u përjashtua shpesh. Megjithatë, nëna e tij Emine, një grua e fortë që erdhi në Gjermani nga Maqedonia pa shkollim dhe pa gjuhë, nuk e humbi kurrë besimin tek djali i saj.

Me mbështetje të palodhur nga nëna dhe dy mësues, Luani u transformua. Ai mbaroi shkollën e mesme me nota të larta dhe e përfundoi maturën me notën 2.8. Për më shumë se tre vite, ai dha mësim në një qendër refugjatësh dhe ndihmoi familje me dokumentacionin e përditshëm, shkruan Blid.

Sot, Luani ëndërron për një karrierë në Bundeswehr si oficer ose ndoshta si mësues. “Doja të tregoja se nuk isha thjesht një gabim,” thotë ai me bindje.

Një shembull i fuqishëm se si përkushtimi, dashuria dhe mbështetja mund të ndryshojnë një jetë. /Albinfo.ch