"Vetëkënaqësia e tepruar dhe nënçmimi e fundosën Ballkanin" - Gazeta Express
string(49) "vetekenaqesia-dhe-nencmimi-e-fundosen-ballkanin-2"

“Vetëkënaqësia e tepruar dhe nënçmimi e fundosën Ballkanin”

Gazeta Express

25/10/2020 22:56

Trepça’89 shkaktoi njëren prej befasive më të mëdha këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, 89-shi ka disavantazhi prej 0:3, arriti ta mposhtë Ballkanin me rezultat dramatik, 4:3.

Lexo Edhe:

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka dhënë vetëm fjalë të mira për skuadrën e trajnerit Shpëtim Idrizit, derisa tregon se përse i ndodhi ajo Ballkanit.

“Mund të themi se është një vetëkënaqësi e tepruar dhe një nënçmim i tepruar te Ballkani, skuadra mysafire i largoi futbollistët më të mirë në pjesën e dytë për t’i ruajtur për derbin me FC Prishtinën”, deklaroi Morina në “RTK”.

“Mund të them se Trepça’89 gjithmonë luan futboll të bukur si dhe e ka shkollën e futbollit”, tregoi ai.

“Përveç Bismarkut, te 89-shi më pëlqeu edhe reprezentuesi i Palestinës, si dhe Muharrem Jashari, dy vëllazërit Muja, dhe disa të tjerët. Kjo tregon se skuadra ka pasur durim ta presë skuadrën dhe trajnerin Shpëtim Idrizi”, shtoi ish-trajneri i Gjilanit.