Vetëfijimi i nënës dhe vajzës në Tiranë, Kisha Ungjillore: Të gjithë fetë besojnë në ringjallje, por jo në kapitullimin e jetës - Gazeta Express
string(124) "vetefijimi-i-nenes-dhe-vajzes-ne-tirane-kisha-ungjillore-te-gjithe-fete-besojne-ne-ringjallje-por-jo-ne-kapitullimin-e-jetes"

Gazeta Express

06/07/2020 14:40

Vetëfijimi i nënës dhe vajzës në Tiranë, Kisha Ungjillore: Të gjithë fetë besojnë në ringjallje, por jo në kapitullimin e jetës

Gazeta Express

06/07/2020 14:40

Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Ylli Doçi, u shpreh sot se tragjedia e ndodhur nën familjen Josifi nuk duhet të përzihet me çështjet e besimit.

Sipas tij është e pakuptimtë që kjo ngjarje të lidhet me Kishën Ungjillore, duke theksuar se për sa i përket ringjalljes të gjithë fetë besojnë në një akt të tillë.

Lexo Edhe:

“Ne si përfaqësues të komunitetit ungjillorë u informuam për familjen Josifi dhe për atë që ndodhi, ne ngushëllojmë familjarët për humbjen e të afërmve të tyre, për humbjen pa kuptim dhe vërejmë në media një fenomen të çuditshëm me daljen e deklarimeve absurde duke implikuar fenë apo segmente fetare të pakuptime. Që në fillim u tha se ishin dëshmitare të Jehovajit dhe më pas u theksua vetëm ideja e ringjalljes.

Të gjithë fetë besojnë në ringjallje, por jo në një kapitullim të jetës. Shërbesat e Kishës Ungjillore i keni në televizion çdo ditë dhe e keni të thjeshtë të mësoni për të, por sjellja e tyre tregon dhe kërkon që të gjesh një lidhje, duke helmuar pa të drejtë.

Injoranca lidhur me mësimet fetare lidhur me shkrimet fetare dhe implikojnë fenë ka pasoja shumë të rëndë, ajo që sugjeroj unë është që të vajtojmë jetët e humbura dhe të kërkojmë shërim për të mbijetuar dhe më pas të shqyrtojmë faktorët negativë në këtë histori kushdoqofshin ato”, është shprehur Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Ylli Doçi.

“Ky është besim për jetën jo vdekjen. Vdekja e Jezusit është flijimi.

Nëse ato vajza kanë qenë ungjillore se ato mund të vijë në takimet e kishës por s’do të thotë se kanë qenë besimtare, kjo që kanë bërë ato do të ishte dështim për besimin tonë, nëse një ungjillor shkon kundër besimit të vet si këto vajza që vdiqën nga uria, është problem se ne kemi synim sakrificën për të jetuar, fitorja e besimit ungjillor është jeta dhe përballimi i problemeve.

Bibla e dënon vetëvrasjen, perëndia nuk na krijoi që të marrim jetën, në asnjë vend nuk thuhet se lejohet vrasja”, tha Doçi.

Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Vllazërisë Ungjillore, Ergest Biti deklaroi sot se familja Josifi ka qenë anëtare e këtij Komuniteti Fetar para 15 vitesh në Përmet, por me ardhjen e tyre në Tiranë ato kanë qenë vizitore, por jo anëtare.

“Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesh në Përmet, ndërsa në tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj Kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës.

Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje, madje gjatë kohës së pandemisë ne kemi vizituar disa qindra familje që i kemi të regjistruara dhe i kemi ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe asnjë nga emrat që kemi marrë nga minibashkia dhe nuk ka rezultuar asnjëherë pjesë e Kishës Ungjillore”, u shpreh Biti.