string(62) "vetedorezohet-ne-polici-i-denuari-me-3-vjet-burgim-per-detyrim"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 13:31

Vetëdorëzohet në polici i dënuari me 3 vjet burgim për detyrim

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 13:31

Policia e Kosovës (PK) njofton se pas disa veprimeve operativo-hetimore në Policisë, është vetëdorëzuar G.Sh (55-vjeçar) i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale “Detyrimi”. 

“Më datën 20.05.2025 bazuar planin operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave 2025” njësiti urdhëresave pran Stacionit Policor Prizren Veri, në kuadër të aktiviteteve të veta pas formimit të grupit punues (Task Forcës) edhe pas disa tentativave të një pas njëshme ka arritur të identifikoi lokacionin e vendndodhjen së personit të dënuar me tre vjet burg G.SH. 55 vjeçar nga fshati Shpenadi KK-Prizren”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se sipas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, të martën pas disa veprimeve operativo-hetimore të Policisë për arrestimin e të pandehurit- personi i kërkuar është paraqitur në institucionin përgjegjës për vuajtjen e dënimit me burg.

“Personi në fjalë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me tre vjet burg për shkak të veprës penale “Detyrim” sipas Kodit Penal të Kosovës”, njofton Policia.