Pas 14 muajsh qëndrimi në detyrë, Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se në vend të saj do të emërohet mjekia pediatre, Donjeta Bali. Prezantimi zyrtar i drejtoreshës së re do të bëhet ditën e nesërme, në ambientet e QSUT-së, në prani të përfaqësuesve të ministrisë dhe stafit drejtues të institucionit.
Donjeta Bali vjen në këtë detyrë me një profil profesional në fushën e pediatrisë dhe pritet të marrë drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme spitalore në vend.
Ndërkohë, po këto burime thonë se Alma Cani do kthehet sërish te spitali Shefqet Ndroqi, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni.