Vetëdeklarim i pastërtisë së figurës, sindikata e policisë i thotë jo formularit të Rrumbullakut - Gazeta Express
string(95) "vetedeklarim-i-pastertise-se-figures-sindikata-e-policise-i-thote-jo-formularit-te-rrumbullakut"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2024 17:42

Vetëdeklarim i pastërtisë së figurës, sindikata e policisë i thotë jo formularit të Rrumbullakut

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2024 17:42

Kreu i i sindikatës së policisë Sadedin Fishta, ka dalë kundër urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku që detyronte të gjithë punonjësit e policisë brenda qershorit të plotësonin një formular ku të vetëdeklaronin pastërtinë e figurës së tyre.“Nuk ka bazë ligjore ky urdhër. Policia duhet të bazohet vetëm te ligji i policisë së shtetit pastaj VKM dhe në fund urdhrat e udhëzimet. Të gjithë punonjësit e policisë para se të bëhen pjesë e kësaj organizate plotësojnë një formular është paradoksale tu thuash policëve në marrëdhënie pune a jeni të pastër. Për mua ky formular është i pa nevojshëm”, tha ai.Sipas Fishtës efekti I këtij formulari do të jetë 0 dhe asnjë punonjës nuk do të vetëdeklarohet për lidhje me krimin apo paligjshmëri të tjera. Por nga ana tjetër këto formularë do të ndikojnë në gjendjen e punonjësve të policisë.”