VetaksidentI në Suharekë, Policia jep detaje: U lëndua shoferi i veturës - Gazeta Express
string(70) "vetaksidenti-ne-suhareke-policia-jep-detaje-u-lendua-shoferi-i-vetures"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 14:22

VetaksidentI në Suharekë, Policia jep detaje: U lëndua shoferi i veturës

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 14:22

Është lënduar drejtuesi i veturës që është vetaksidentuar në rrugën “Brigada 123” në qytetin e Suharekës, të mërkurën.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se pos dëmeve materiale edhe një person është lënduar.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me menaxhimin e rastit, përfshirë procedurat e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.

“SuharekaOnline” ka publikuar fotografi të këtij vetaksidenti, ku shihet se është goditur një kënd dekorativ në Suharekë.