Vetaksident me traktor - Vdes një i ri në një fshat në Leposaviq - Gazeta Express
string(63) "vetaksident1-me-traktor-vdes-nje-i-ri-ne-nje-fshat-ne-leposaviq"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 16:23

Vetaksident me traktor – Vdes një i ri në një fshat në Leposaviq

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 16:23

Një person ka humbur jetën sot në veri të vendit si pasojë e një aksidenti me traktor.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Petrit Fejza nga Policia e Kosovës në rajonin verior.

Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.

“Rreth orës 10:00 jemi informuar prej qendrës së mjekësisë familjare të Leposaviqit që një person është lënduar, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku në vendin e ngjarjes. Ai ka qenë duke e tërhjek një lis me traktor, trupi i është dorëzu familjarëve’’, ka thënë Fejza për Express.

Lidhur me rastin ka pasur prononcim më herët për Kossev edhe zëvendëskomandanti i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

“Rreth orës 11:00, morëm njoftim nga shërbimi i Ndihmës së Shpejtë se në këtë fshat kishte ndodhur një aksident. Kur shkuam në vendngjarje bashkë me ta, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vend të djalit i cili ishte i lindur në vitin 2008. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra kur u përmbys me traktor”, raportohet të ketë thënë Elshani.