Vetaksident në Kashicë të Istogut, lëndohet një person - Gazeta Express
string(53) "vetaksident-ne-kashice-te-istogut-lendohet-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 18:22

Vetaksident në Kashicë të Istogut, lëndohet një person

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 18:22

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se një person ka pësuar lëndime trupore.

Gashi bëri të ditur se i lënduari është dërguar në Spitalin e Pejës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Gashi.