Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Gazetën Express se sot rreth orës, 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugen ‘Tahir Zemaj’ në Deçan.
Ai tha se si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
“I njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.