string(71) "vetaksident-me-biciklete-ne-rrugen-per-bernice-humb-jeten-nje-15-vjecar"

Gazeta Express

22/05/2025 21:13

Vetaksident me biçikletë në rrugën për Bërnicë – humb jetën një 15-vjeçar

Gazeta Express

22/05/2025 21:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Express se rreth orës 19:45 kanë pranuar informacionin për dyshimet mbi një vetaksident. Menjëherë pas raportimit, njësitet relevante policore dhe mjekët emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, mashkull rreth 15 vjeç, ishte pa shenja jete,” thuhet në pergjigjen e Policisë.

Hetuesit janë duke punuar me përkushtim dhe kujdes të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me aksidentin fatal. Aktualisht, rasti është duke u trajtuar si vetaksident, por hetimet janë ende në zhvillim.