Vetaksident i rëndë në Pejë në orët e mëngjesit, vdes një person - Gazeta Express
string(63) "vetaksident-i-rende-ne-peje-ne-oret-e-mengjesit-vdes-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 8:33

Vetaksident i rëndë në Pejë në orët e mëngjesit, vdes një person

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 8:33

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se shoferi i veturës e kishte goditur shtyllën e ndriçimit rrugor duke pësuar lëndime trupore. Vdekja e tij është konstatuar më pas në spitalin rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti ngasesi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova

Advertisement
Advertisement
Advertisement