Vështrim mbi filmin e nominuar për Oscars “Në kërkim të Venerës” - Gazeta Express
string(62) "veshtrim-mbi-filmin-e-nominuar-per-oscars-ne-kerkim-te-veneres"

Arte

Gazeta Express

16/09/2022 15:39

Vështrim mbi filmin e nominuar për Oscars “Në kërkim të Venerës”

Arte

Gazeta Express

16/09/2022 15:39

Ditë më parë Qendra Kinematografike e Kosovës njoftoi së Kosova pjesëmarrëse në Oscars 2023 do të jetë më filmin “Në kërkim të Venerës”. Më poshtë është një përmbledhje më e gjerë mbi filmin nga Valdrin Prenkaj.

Një film më ndryshe

Lexo Edhe:

Regjisorja nuk u bën thirrje të rinjve të braktisin vendin e tyre dhe të mësyjnë qendrat urbane në kërkim të një jetese më të mirë. Por ata me aq sa munden, në mënyrë krejt të pavarur, aktivizohen dhe mundohen të tejkalojnë rutinën e tyre provinciale duke sjellë grupe muzikore në kafenenë e fshatit të quajtur Fabrika, ndërsa Venera dhe shoqja e saj Dorina sfidojnë moralin konservator dhe konventat tradicionale lokale përmes eksplorimeve seksuale. 

Filmi ‘Në kërkim të Venerës’ me regji nga autorja Norika Sefa, paraqet një çarje epistemologjike në trajektoren kinematike kosovare, si për nga përmbajtja ashtu edhe forma.  

Për të kuptuar më mirë këtë ne do të shtjellojmë dy elemente bazë që qëndrojnë në thelb të narratives së filmit: prezantimi dhe trajtimi. Që në fillim mund themi se ‘Në Kërkim të Venerës’ është pjesë e pandashme e një fryme të re kinematografike që ka shpërthyer kohët e fundit në Kosovë. 

Filmi flet për Venerën, një adoleshente me banim në një fshat diku në Kosovë, jeta e së cilës luhatet në mes ndrojtjes dhe kureshtjes duke vënë në pikëpyetje normat shoqërore dhe duke shpërfaqur konfliktet ideologjike ndërmjet brezave. 

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, regjisorja tregohet e kujdesshme të mos bjerë në grackën e një feminizmi postmodern të politikave identitare që do ta përkufizonte Venerën si një subjekt në vete ose një problem i izoluar shoqëror, por këtë e zhvillon në mënyrë strukturore duke e ndërlidhur me problemet politike dhe ekonomike të shtresave tjera sociale. Në fund të fundit në një pozitë më të lakmueshëm pothuajse nuk janë as bashkëmoshatarët e saj – që bëjnë një jetë rutinore pa ndonjë perspektivë rinore ku shteti nuk ka investuar asgjë në mirëqenien e tyre sociale, dhe ku e kalojnë kohën duke u marrë më thashetheme dhe gjëra të bezdisshme si keqtrajtimi i qenve – e as babai i saj dhe shokët e tij që kanë humbur vendet e punës prej kur janë privatizuar ndërmarrjet prodhuese. Autorja nuk le pa paraqitur kalimthi në prapavijë as problemet e mjedisit dhe ndryshimet klimatike si dhe të kaluarën historike të Kosovës. 

Megjithatë, pavarësisht këtyre rëndesave socio-ekonomike, fshati në kuptimin e tij ‘imagjinar’ në asnjë mënyrë nuk mundohet të paraqitet si një vend arkaik dhe statik. Kur autorja tregon jetën e Venerës në një fshat të Kosovës në të vërtet ajo flet në përgjithësi e jo vetëm për ndonjë vend të caktuar. 

Regjisorja nuk u bën thirrje të rinjve të braktisin vendin e tyre dhe të mësyjnë qendrat urbane në kërkim të një jetese më të mirë. Por ata me aq sa munden, në mënyrë krejt të pavarur, aktivizohen dhe mundohen të tejkalojnë rutinën e tyre provinciale duke sjellë grupe muzikore në kafenenë e fshatit të quajtur Fabrika, ndërsa Venera dhe shoqja e saj Dorina sfidojnë moralin konservator dhe konventat tradicionale lokale përmes eksplorimeve seksuale. 

Dikush mund ta vërë në dyshim ardhjen e një grupi muzikor alternativ në një fshat, mirëpo, pikërisht në këtë pikë qëndron kthesa metodologjike e filmit sepse regjisorja nuk tenton vetëm të prezantoj apo reflektoj disa problem të caktuara sociale diku në një provincë të Kosovës, por ajo tenton t’i ndryshoj ato gjithashtu.  

Filmi mundohet të paraqes jetën e fshatit jo vetëm si është por edhe si do të mund të ishte. Me këtë ajo tenton të zhduk dikotomin fshat-qytet dhe të de-esencializojë natyrën e ‘pandryshueshme’ të fshatit si një komunitet në vete, homogjen, krahinor etj. 

Pra në film nuk kemi viktimizim të subjektit por një zgjim dhe ndryshim të tij. Por ky ndryshim paraqet një problem sepse bartës potencial i vetëdijësimit shfaqet vetëm një shtresë e caktuar e shoqërisë, brezi i të rinjve, përderisa gjeneratat më në moshë, si gjyshja dhe prindërit e Venerës, mbesin të përjashtuar në procesin e ndryshimit shoqëror. 

Regjisorja mundohet që mbetjet reaksionare të patriarkalizmit dominues t’i sfidojë përmes një kulture alternative dhe eksplodimi rinor. Ky është një shtegtim progresiv i regjisores, mirëpo patriarkalizmi si një sistem i rregullave të ngurta tradicionale është një relikt i formacioneve prodhuese para-moderne. Ai është një relacion shoqëror që ka bazën e saj në modelin e prodhimit primitiv. Për të çrrënjosur patriarkalizmin është vështirë të thuhet se atë duhet goditur vetëm prej sferës së superstrukturës (ideologjikes) pa ndryshuar gjithashtu edhe relacionet në prodhim që ushqejnë atë.   

Filmi do të kishte qenë edhe më interesant nëse brenda gjithë kësaj ngjarje, së bashku me radikalizmin dhe rebelimin e Venerës dhe Dorinës, do të ishin revoltuar edhe babai i Venerës me shokët e tij për të rikthyer fabrikat e grabitura prej pas luftës.   

Simbolikat e shumta, edhe pse ndoshta në pamje të parë nuk duken, imazhet skenike indirekte, si dhe bashkëbisedimet e pazakonta në mes aktorëve (dominimi i filozofisë ekzistencialiste është i theksuar: një kombinim i absurdit kafkian me disa teknika eksperimentale), lejojnë hapësirë të madhe për interpretime subjektive, kështu që është pak e vështirë të kuptojmë se çfarë ka dashur autorja të tregojë sidomos në lidhje me privatizimin e ndërmarrjeve dhe klasën punëtore.   

Pavarësisht kësaj, autorja duke tentuar të paraqes subjektin veprues si forcën kryesore të ndryshimit shoqëror, me theks të veçantë gratë e reja, vetë filmi i saj shndërrohet në një subjekt për ndryshim.  

Prandaj, do të ishte e një rëndësie të veçantë nëse shfaqja e filmit nuk do të mbetej vetëm brenda një rrethi të ngushtë urban, por do të kishte një shtrirje horizontale edhe nëpër vendbanimet e tjera më të vogla të Kosovës.  

Valdrin Prenkaj

/Prizma Medium