string(106) "veshtire-te-gjendet-komune-me-kaq-investime-kurti-shkon-ne-llap-dhe-e-kandidon-per-mandat-te-dyte-bulliqin"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 13:08

“Vështirë të gjendet komunë me kaq investime”, Kurti shkon në Llap dhe e kandidon për mandat të dytë Bulliqin

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 13:08

Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime”

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur sërish që Shpejtim Bulliqi të jetë i nominuari i kësaj partie për kryetar për zgjedhjet lokale.

Kjo u bë me një ceremoni në zyret e kësaj partie në Podujevë.

Për këtë vendim ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha: “Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!”.

Në këtë ceremoni prezent ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, si dhe zyrtarë e deputetë të kësaj ane.

Vetëvendosje ka lëvduar udhëheqjen e deritanishme të Bulliqit në krye të kësaj komune, duke përmendur disa punë atje.

“Investimet e qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Bulliqi janë cep më cep Besianës, gjithandej lagjeve e fshatrave të saj, në të gjitha drejtimet, duke transformuar kështu rrënjësisht qytetin dhe fshatrat dhe duke realizuar një mori projektesh me interes për qytetarët e zonës. Në arsim, 3 shkolla të përfunduara e 6 të tilla në realizim e sipër. Nga një çerdhe publike sa ishte funksionale, sot komuna e Podujevës ka 4 çerdhe funksionale, teksa janë në ndërtim e sipër edhe 4 sosh. E po ashtu po bëhet edhe Kuzhina Qendrore e cila do të ofrojë shujta ditore për fëmijët e çerdheve publike, nxënësit e shkollave fillore dhe mësimdhënësit. Në sport, dy palestra të reja të përfunduara e një në realizim e sipër. 7 fusha sportive të realizuara dhe në proces ndërtimi edhe 10 të tjera në lokalitete të ndryshme. Pishina gjysmë-olimpike po bëhet po ashtu, projekt në vlerë 4 milionë euro”.

“Shëndetësia ka qenë tjetër drejtim ku mirëqeverisja ka gjetur zbatim. Urgjenca e re e qytetit e ndërtuar, QMF në Gllamnik e në Lluzhan të përfunduara. Teksa në ndërtim e sipër Qendra Rezidenciale për të moshuar, projekt që përfshinë kujdes mjekësor e shujta ditore ushqimore për mbi 200 të moshuar. Është përfunduar projekti i galerisë së arteve teksa po përfundohet edhe renovimi i teatrit “Avdush Hasani” dhe në ndërtim e sipër është edhe qendra multifunksionale e qytetit”.

“Është bërë rikonstruktimi i plotë i rrugëve kryesore në qytet, mbi 150 kilometër rrugë të shtruara në territorin e komunës e është ndërtuar stacioni i ri i autobusëve. Teksa po vazhdojnë edhe punimet e rrugës së magjistrales Prishtinë-Podujevë ku është arritur progres i konsiderueshëm përbrenda këtyre 4 viteve, më shumë se çdo periudhë tjetër prejse ka filluar ndërtimi i kësaj rruge”.

“Ndërtimi i Digës së Pollatës dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, janë dy projektet kapitale multimilionëshe në fushën e mjedisit, të cilat janë në procedurë e sipër për të filluar realizimin. Zona industriale, tregu i gjelbërt dhe ndërtimi i parkut bujqësor, i pari i tillë në nivel vendi, janë imvestimet e tjera të cilat janë në faza fillestare, e të cilat do të realizohen nën drejtimin e kryetarit Bulliqi dhe qeverisjes së VETËVENDOSJE!-s në Besianë”.

“Këto e shumë punë të tjera janë tregues i qartë që qeverisja Bulliqi ka qenë motorr i punëve e projekteve në të mirët të qytetarëve të komunës së Podujevës. Angazhimi i ekzekuzivit lokal dhe këmbngulja e tyre për një Podujevë që zhvillohet çdo ditë e më shumë ka qenë misioni e vizioni i qeverisjes së LVV dhe nevoja e dëshira e qytetarëve të kësaj komune”, tha Vetëvendosje.

Partia e Kurtit u shpreh e bindur se Bulliqi do të jetë edhe për mandat në krye të Podujevës.

“Në Llap, nuk ka prapakthim. Vazhdojmë edhe për një mandat, fuqishëm, me profesorin e Kryetarin Shpejtim! Urime nominimin Kryetar Bulliqi dhe urime të gjithë qytetarëve të Besianës!”.