Veshja e Megan dhe burrit të saj për Halloween, shkakton reagim tek katolikët - Gazeta Express
string(76) "veshja-e-megan-dhe-burrit-te-saj-per-halloween-shkakton-reagim-tek-katoliket"

Veshja e Megan dhe burrit të saj për Halloween, shkakton reagim tek katolikët

Yjet

Gazeta Express

31/10/2022 19:57

“Është një religjion, jo një kostum!”.

Kështu ishin reagimet pasi që aktorja Megan Foz dhe këngëtari Machine Gun Kelly nga komentuesit e krishterë, pasi që çifti ishte paraqitur si prift dhe tjetra si një robëreshë e tij për Halloween

Lexo Edhe:

Megan Foxz dhe Machine Gun Kelly janë kritikuar ashpër nga të krishterët pasi që rokeri ishte veshur si prift për Halloween.

Çifti zgjodhën Instagramin për të shpërndarë tri fotografi të veshjeve të tyre, në të cilën aktorja ishte veshur në të zi, si një robëreshë e lidhur si një qenë derisa merrte kungimin nga i fejuari i saj.

Postimi ngjalli tërbimin e ndjekësve të krishterë të cilët reaguan menjëherë duke e akuzuar çiftin që janë duke e fyer religjionin, me njërin prej komentuesve që e cilësoi këtë shfaqje si “të neveritshme dhe fyese”, shkruan Daily Mail, transmeton GazetaExpress.

Në foto, Megan e veshur me veshje të brendshme të zeza dhe me dukje e lagur, e kishte kombinuar atë me një rrjetë dhe një litar qeni, derisa bën poza joshëse në tokë me një zinxhir të lidhur në qafën e saj.

Në anën tjetër, Machine Gun Kelly, i veshur si një prift katolik, vendos bukë kungimi në gojën e Meganit.

Postimi i Megan ishte “të dielën ne marrim kungimin”, bashkë me disa emotikone të lutjeve dhe rruazave të tilla. /GazetaExpress/