string(125) "veshi-bluze-me-mbishkrimin-ne-nuk-do-tua-japim-token-e-car-dushanit-stefan-spasojeviq-pranon-fajesine-per-nxitje-te-percarjes"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 12:19

Veshi bluzë me mbishkrimin “Ne nuk do t’ua japim tokën e Car Dushanit”- Stefan Spasojeviq pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 12:19

I akuzuari Stefan Spasojeviq ka pranuar fajësinë për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’’, pasi kishte veshur bluzë me mbishkrime me motive nacionaliste- “Ne nuk do t’ua japim tokën e Car Dushanit”.

“Aprovohet marrëveshja për pranimin e fajësinë mes të akuzuarit, mbrojtësit të tij dhe prokurorit special”, tha gjykatësi Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, u lexua aktakuza e ngritur nga prokurori special- Bekim Kodraliu. Më pas, nga gjykatësi Shala u kërkua që të elaborohet marrëveshja për pranim të fajësinë e lidhur mes Prokurorisë dhe të akuzuarit.

Për çka, prokurori Kodraliu dhe mbrojtësi i Spasojeviq, avokati Shyqri Syla thanë se marrëveshja është lidhur me vullnet të lirë dhe se kanë pasur kohë të mjaftueshme që të konsultohen.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të datës 15 maj 2025, thuhet se më 14 tetor 2023, rreth orës 08:20, në fshatin Dren të Komunës së Zubin Potokut, i pandehuri Stefan Spasojeviq me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës, si dhe me qëllim të prishjes së rendit publik, ka ndërmarrë veprime konkrete në atë mënyrë që gjatë ndalimit për kontroll policor, i pandehuri ka pasur të veshur një bluzë të zezë me mbishkrime me motive nacionaliste.

Në aktakuzë thuhet se në pjesën e përparme të bluzës gjendej harta e Kosovës me mbishkrimin “NE DAMO TE ZEMLODUSANOVA” (që në gjuhën shqipe nënkupton “Ne nuk do t’ua japim tokën e Car Dushanit”, ndërsa në pjesën e pasme të saj ishte mbishkrimi “RANVOGORSKI POKRET – IBARSKE KOLOSIN”, që përfaqëson emrin e një lëvizjeje politike me përmbajtje nacionaliste dhe motive nxitëse ndaj grupeve të tjera etnike në Republikën e Kosovës.

Prandaj, me këto veprime akuzohet se publikisht ka nxitur urrejtje ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar drejtpërsëdrejti në prishjen e rendit publik.

Me këtë, ngarkohet me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141, paragrafi 1 të Kodit Penal të Repuublikës së Kosovës.