Veseli përkujton Bekim Berishen – Abejën: Përkushtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë - Gazeta Express
string(99) "veseli-perkujton-bekim-berishen-abejen-perkushtimi-i-tij-do-te-mbetet-pergjithmone-ne-kujtesen-tone"

Veseli përkujton Bekim Berishen – Abejën: Përkushtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

Gazeta Express

10/08/2020 22:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin e luftës sonë çlirimtare Bekim Berisha-Abeja në 22 vjetorin e rënies.

Ai ka thënë se përkushtimi atdhetar i Bekim Berishës do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim Berisha-Abeja.

Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore.

Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!