Kadri Veseli në fjalën përmbyllëse në Speciale, ka thënë se, ai, as në momentet më të errëta s’e kishte humbur besimin se e drejta dhe liria do të triumfonin në fund.
Veseli ka shtuar edhe se, ai, kishte besuar se populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, e kishte të drejtën për të jetuar në liri dhe dinjitet.
Veseli ka shtuar edhe se, liria s’mund të arrihet përmes padrejtësisë, as paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim, përcjell Express.
‘’Po ju drejtohem për të theksuar një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. Kjo është edhe kontributi i saj i madh, dhe trashëgimia që do të mbetet prej kësaj gjykate. Ky është shkaku pse ju bashkova atyre mijëra grave dhe burrave që u rreshtuan në radhët e UÇK për lirinë e Kosovës. Dhe pse i kam shërbyer vendit tim, që çdo qytetar të gëzoj drejtësi.
Në momentet më të errëta nuk e humba kurrë besimin se e drejta e vërteta dhe liria do të triumfonin. Kam besuar gjithmonë se populli i Kosovës,, kishte të drejtën për të jetuar në liri dhe dinjitet. Kam besuar se vuajtët do të merrnin fund, dhe se drejtësia do të vinte edhe nëse me vonesë.
Kurrë nuk kam besuar se dhuna, urrejtja dhe hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes të ndëreshem. Ato shkatërrojnë shpirtin e një populli. Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë, as paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim. Një kauzë e drejt nuk mund të mbrohet me mjete të padrejta’’, ka thënë ai./ Express