Vesa Vllasaliu e konfirmon lidhjen, ky është i dashuri i saj - Gazeta Express
string(59) "vesa-vllasaliu-e-konfirmon-lidhjen-ky-eshte-i-dashuri-i-saj"

Rozë

Gazeta Express

19/10/2024 18:52

Vesa Vllasaliu e konfirmon lidhjen, ky është i dashuri i saj

Rozë

Gazeta Express

19/10/2024 18:52

Një prej konkurrenteve më të komentuara të “BBVK2”, Vesa Vllasalihu, ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me Arlind Kahrimanin.

Dyshja e konfirmoi romancën e tyre gjatë një interviste së bashku në emisionin e Kahrimanit.

“A po i tregojmë publikut se ne të dy jemi në lidhje apo nuk po i tregojmë”, iu drejtua në një moment ai Vesës.

“Hajt po i tregojmë se u bë boll. Më kanë bërë bashkë me 100 njerëz, ja e vërteta”, u përgjigj ajo.

“Unë të dashuroj se pak më duket me të dashtë”, ishte dedikimi që i bëri i dashuri Vesës gjatë intervistës, duke i dhënë edhe një puthje në faqe.