Vesa mes lotësh e rrëfeu historinë e dhimbshme me futbollistin Mërgim Berisha - Gazeta Express
string(75) "vesa-mes-lotesh-rrefen-historine-e-dhimbshme-me-futbollistin-mergim-berisha"

Futboll

Gazeta Express

07/11/2023 8:52

Vesa mes lotësh e rrëfeu historinë e dhimbshme me futbollistin Mërgim Berisha

Futboll

Gazeta Express

07/11/2023 8:52

Vesa Vllasaliu ka qenë protagoniste mbrëmë në Prime të Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja e rritur në Zvicër e ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha, shkruan “Gazeta Express”.

Mes lotësh, Vesa në BB VIP Kosova 2 i ka treguar vuajtjet që i ka përjetuar nga ish i fejuari si dhe për pabesinë, që sipas saj, ia bëri shoqja e saj e ngushtë, së cilës i besoi aq shumë nga naiviteti.

“Babi më ka thanë: oj Vesa, ajo ka me ta marrë burrin. Ajo më ka ndihmu me i bo përgaditjet e dasmës, a s’kish pas tjerë burra a veç temin a!? Shumë keq, sepse kjo ka ndodh para dasmës. Unë kam pas shpresë hala se ka me u kthy, nuk e kam besu se e kam dasht shumë. Kam shku edhe te psikologu, pse s’po muj me rahatu veten”, rrëfeu Vesa me lot në sy, e cila e përmendi edhe abortin që i kishte ndodhur, për të cilin nuk iu kishte treguar as prindërve të saj.

“Prej atij momenti kom mendu që u kan një shenjë e Zotit që me u largu, amo prap se prap më dhemb”, shton ajo.

Tutje, foli edhe për shoqen e saj të dikurshme, tash bashkëshorte e Mërgim Berishës.

“Masi që ka qenë me neve në Turki, i kena prish raportet me ish-shoqen, se kur jem rrok me ish të fejuarin tem e ka thirr mamin tem edhe i ka tregu krejt”.

Ajo i pati disa fjalë edhe për vëllain e ish të fejuarit të tij. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement