Vesa Luma paralajmëron kthim të fuqishëm në skenë - Gazeta Express
string(49) "vesa-luma-paralajmeron-kthim-te-fuqishem-ne-skene"

Vesa Luma paralajmëron kthim të fuqishëm në skenë

Muzike

Gazeta Express

03/04/2024 20:36

Për një kohë të gjatë, Vesa Luma ka qenë e shkëputur nga industria muzikore, por së fundmi ka paralajmëruar një kthim të fuqishëm.

Kështu së paku është aluduar nga vetë këngëtarja e cila publikoi një video në ‘InstaStory’ ku paralajmëroi se do të lansojë projektin e saj muzikor.

Lexo Edhe:

Sipas saj, kjo këngë do të jetë e potencialit të lartë.

“Çka keni me ‘ni’ së shpejti. S’kom me ju ‘lon’ rehat këtë vit. Po ju paralajmëroj… ‘jom kthy’ ALL IN. Kom me ju ‘shpërbly’ krejt dashninë edhe pritjen. Promise”, shkroi Vesa Luma.

Këngëtarja e cila ka qenë një personazh shumë i dashur në botën e muzikës, po rikthehet pas një kohe shumë të gjatë pauze.

Ajo vite më parë vendosi të shkëputej nga muzika për të jetuar në Zelandë të Re, me bashkëshortin dhe djalin e tyre.