Versioni i ekspertëve bullgarë se si mund të ketë ardhur deri te aksidenti tragjik - Gazeta Express
string(82) "versioni-i-eksperteve-bullgare-se-si-mund-te-kete-ardhur-deri-te-aksidenti-tragjik"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 7:41

Versioni i ekspertëve bullgarë se si mund të ketë ardhur deri te aksidenti tragjik

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 7:41

Mediat bullgare raportojnë se shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku vdiqën 45 persona, mund të jetë humbja e orientimit të shoferit shkaku i gjendjes së infrastrukturës, duke përfshirë rrugën, tabelat dhe shenjat, raporton Express.

Ky është mendimi i dy ekspertëve nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore, Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev, shkruan Dnevnik.

Lexo Edhe:

Ky medium raporton se ata mbrëmë kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur. Megjithatë, edhe para këtij seksioni, gjendja e “shënjimeve dhe shenjave është, për ta thënë butë, e keqe,” tha Georgiev.

“Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se ky është një version dhe mund të ketë arsye të tjera”, shkruan ky medium.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.

Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë du vëllezër binjakë nga 4 vjeç.

Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për viktimat. Ditë zie kanë shpallur edhe Kosova dhe Bullgaria./Gazeta Express