Versionet e Audi A8 luksoz dhe S8 sport, janë të mahnitshëm - Gazeta Express
string(58) "versionet-e-audi-a8-luksoz-dhe-s8-sport-jane-te-mahnitshem"

AutoTech

Gazeta Express

03/11/2021 21:38

Versionet e Audi A8 luksoz dhe S8 sport, janë të mahnitshëm

AutoTech

Gazeta Express

03/11/2021 21:38

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Audi, e ka publikuar versionin e ri me dizajn të freskuar të limuzinës luksoze, A8, modelin e gjatë të saj, A8 L, si dhe modelin sportiv, S8.

Versioni i freskuar dallohet me një dizajn që bie më shumë në sy, me linja më të mprehta, elegancë e sportivitet.

Lexo Edhe:

Disa ndryshime janë bërë edhe në pjesën e brendshme. Vetura dallohet për rehatinë që e ofron. Blerësit e mundshëm kanë disa opsione për ulëset e pasme, ku zakonisht qëndrojnë pronarët VIP të kësaj veture.

Mbështetësja e këmbëve në ulësen e parme për pasagjerin në ulësen e pasme ofron ngrohje dhe masazh në modelin A8 L.

Modeli me motor 3.0 TFSI ka 340 PS dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 5.6 sekonda.

Modeli me motor 4.0 TFSI ka 460 PS. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4.4 sekonda.

Audi S8 ka motor me 8 cilindra, që prodhon 571 PS. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda.