Vërshimet, listat e kandidatëve për deputetë dhe lehtësimi i masave anti-Covid – ngjarjet që shënuan javën që lamë pas - Gazeta Express
string(115) "vershimet-listat-e-kandidateve-per-deputete-dhe-lehtesimi-i-masave-anti-covid-ngjarjet-qe-shenuan-javen-qe-lame-pas"

Vërshimet, listat e kandidatëve për deputetë dhe lehtësimi i masave anti-Covid – ngjarjet që shënuan javën që lamë pas

Lajme

Gazeta Express

18/01/2021 8:15

Javën që lamë pas vendi është përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës, ndërsa në shumë komuna janë shkaktuar dëme të mëdha.

Po ashtu, gjatë javës së kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të zhvillohen me 14 shkurt, ndërsa po ashtu partitë politike kanë publikuar listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lexo Edhe:

Të premten që lamë Qeveria e Kosovës mori vendim për lehtësimin e masave antiCOVID-19.

Përmbytjet në Kosovë, ende nuk dihen dëmet që u shkaktuan

Shumë komuna javën e kaluar u goditën nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës, ndërsa si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore si dhe në banesa e shtëpi banimi.

Por pavarësisht kësaj ende zyrtarisht nuk ka ndonjë të dhënë se sa është vlera e dëmeve që janë shkaktuar nga këto vërshime.

Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica, Vushtrria etj.

Për shkak të vërshimeve disa familje janë detyruar të evakuohen, ndërsa Kamenica ka shpallur edhe gjendjen emergjente.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria do të formojë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve që u preken nga përmbytjet.

KQZ: Më 14 shkurt, 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka bërë të ditur se ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të zhvillohen më 14 shkurt, shkruan Telegrafi.

Në zgjedhjet e përgjithshme do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.