Vërshimet, FSK: Me urdhër të komandantit, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve bazuar në kërkesat e pranuara - Gazeta Express
string(128) "vershimet-fsk-me-urdher-te-komandantit-ekipet-ne-gatishmeri-kane-intervenuar-ne-shpetimin-e-jeteve-bazuar-ne-kerkesat-e-pranuara"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 17:14

Vërshimet, FSK: Me urdhër të komandantit, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve bazuar në kërkesat e pranuara

Lajme

Gazeta Express

07/01/2026 17:14

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se po mbështesin zonat e prekura nga vërshimet.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytja e disa vendbanimeve, ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për t’u dalë në ndihmë Autoriteteve Civile në menaxhimin e situatës.”

FSK ka intervenuar në shpëtimin e jetëve bazuar në kërkesat që kanë pranuar.

“Me urdhër të Komandantit të FSK-së, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve, bazuar në kërkesat e pranuara nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës. Njësitë e FSK-së mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje për Autoritetet Civile me kapacitetet e Mbështetjes Ushtarake.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement