“Vërshimet që ndodhën dje në Çajlanë të komunës së Sarajit, problemi kryesor ka qenë ky përrua që ka dalë nga shtrati dhe si pasojë e kësaj, rrjedha e ujit ka depërtuar nëpër shtëpitë e banorëve”, raporton Fazile Halili, gazetare e TV21.
Ky është oborri i një shtëpie në Çajlanë, prej dje janë munduar ta pastrojnë me pompë por ende duket kështu, këtu e kam pronarin e kësaj shtëpie i cili do të na tregojë më tepër rreth kësaj. Mund të na thoni se çfarë dëme janë shkaktuar?
-Dëmet janë të mëdha, uji ka hyrë brenda, me kohë kjo pjesa këndej është pastruar, por këtu është më gropë dhe ka mbetur.
E gjithë kjo pjesa ka qenë me ujë?
Po e gjitha ka qenë me ujë deri atje diku rreth 40 cm. Ka hyrë uji edhe brenda, ka shkaktuar dëme drastike.
-Çfarë dëme u ka shkaktuar?
Të gjitha mobiljet i ka prishur, definitivisht të gjitha. (kur flet per ujin brenda inserte prej nshpi)
Përveç kësaj pronari i shtëpisë thotë se kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe se për momentin janë transferuar në shtëpinë e vëllaut të tij, për shkak erës që kundërmon në shtëpi.
Ndërkaq edhe banorët tjerë pohojnë se problemi kryesor në Çajlanë ka qenë dalja e lumit nga shtrati.
-Lumi ka dalë, sepse nuk del ujë kaq shumë, lumi është i vogël dhe duhet të jetë 4 metra e gjërë dhe e kanë ngushtuar të gjitha, nuk ka as shteti faj.
-Nëse ka ujë, përsëri del dhe dëme përsëri mund të shkaktohen.
Kryetari i komunës së Sarajit Muhamed Elmazi për TV21 tha se 30 shtëpi janë të përmbytura dhe siguroi se Qeveria do t’i kompensojë dëmet. Sa i përket lumit ai tha se punimet për rregullimin e shtratit do të fillojnë brenda 2 muajve.
“Komisioni për vlerësim tani është në terren, do t’i bëjnë proces-verbalet në kuadër të ligjit dhe do t’i dorëzojmë në organet kompetente, konkretisht në Qeverinë e RMV-së, dhe do t’u kompensohen të gjitha dëmet materiale. E shfrytëzoj rastin që ta cek, më herët kishim koordinim me ministrin e mjedisit jetësor, na siguroi që kontrata për lumin në fjalë është e nënshkruar, ka kompani e cila është përzgjedhur për t’i bërë punimet ndërtimore të këtij lumi, dhe pritet të zgjidhet kompania e cila do të bëjë mbikëqyrrje dhe do të fillojnë brenda 2 muajve do të fillojnë aktivitetet ndërtimore”, theksoi Muhamed Elmazi, kryetar i komunës së Sarajit.
Ndryshe si pasojë e të reshurave vërshime dje pati në katër fshatra të komunës së Sarajit, Bukoviç, Semenishtë, Arnaqi dhe Çajlanë.
tag_katrorimaqedoni_2