Verratti e ka mendjen te trofeu, lavdëron Jorginhon - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 10:54

Verratti e ka mendjen te trofeu, lavdëron Jorginhon

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 10:54

Marco Verratti është duke menduar që tani për trofeun e Kampionatit Evropian.

Verratti ndihet i rikuperuar plotësisht dhe gati të japë kontributin e tij, pasi luajti 90 minuta edhe në përballjen me Uellsin pak ditë më parë.

Ai foli në prag të ndeshjes me Austrinë, për fazën e 1/8-ave të “Euro 2020”.

“Duhet të mendojmë për objektiva madhorë, sepse përndryshe nuk shkon larg. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi presioni është më i madh, për faktin se janë ndeshje me eliminim direkt, por duhet t’i përballojmë me të njëjtën dëshirë, entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve”, u shpreh Verratti.

“Locatelli ka bërë shumë mirë dhe për Mancinin është një luks kur ka shumë mundësi zgjedhjeje, pasi dihet që konkurrenca ndikon vetëm për mirë. Mendoj se Jorginho është shumë i fortë, më i miri në rolin e tij, pasi çdo futbollist që zbret në fushë në krah të tij, bën gjithmonë mirë. Jemi me fat që e kemi një futbollist të tillë”.

Verratti ishte i dëmtuar, por prapë se prapë Mancini e mori atë në Evropian dhe tashmë nuk ka asnjë shqetësim, dhe është armë shumë e fort për të arritur objektivin që në këtë Evropian, padyshim që është titulli, pasi Italia vërtetë ka ndërtuar një ekip triumfues. /Gazeta Express/