Verona tani bën ankand me Kumbullën, pret ofertën e Interit - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

29/06/2020 22:05

Verona tani bën ankand me Kumbullën, pret ofertën e Interit

Instant

Gazeta Express

29/06/2020 22:05

Hellas Verona ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për transferimin e Marash Kumbullës te Lazio.

Drejtuesit e Lazios, Lotito dhe Tare kanë ofruar 18 milionë euro dhe dy lojtarë, por duket se Setti i Veronës kërkon kohë të mendohet.

Një nga emrat e përfshirë në bisedimet për Kumbullën është Valon Berisha, që mbylli huazimin në Dusseldorf, por paga e tij e lartë është bërë pengesë e pakapërcyeshme. Gjithsesi, profile interesante mbeten Lombardi dhe Maistro.

Drejtuesit e klubit veronez dukes se po bëjnë lojë të dyfishtë. Ata do të takohen edhe me përfaqësuesit e Interit për të kuptuar se cila do të jetë oferta e tyre.

Pak javë më parë Setti refuzoi 18 milionë euro dhe kartonin e Salcedos. Kumbulla vlerësohet 18 milionë euro ndërsa Interi do të ishte i gatshëm t’i ofronte 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuset.