Verma shkruan për takimin me Kurtin: Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv - Gazeta Express
string(112) "verma-shkruan-per-takimin-me-kurtin-koordinimi-mes-qeverive-tona-eshte-thelbesor-per-nje-partneritet-konstruktiv"

Verma shkruan për takimin me Kurtin: Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv

Lajme

Gazeta Express

10/01/2025 23:11

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Verma përmes një shkrimi në rrjetin social X tha se në këtë takim premtoi mbështetjen e SHBA’së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj.

Lexo Edhe:

Ai mes tjerash shtoi se koordinimi mes qeverive është thelbësor për një partneritet konstruktiv.

”Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Premtova mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj dhe e falënderova Kryeministrin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe afganëve në nevojë. Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv”, shkroi Verma.