Verilindja e SHBA-ve nën temperatura të ulta kërcënuese - Gazeta Express
string(55) "verilindja-e-shba-ve-nen-temperatura-te-ulta-kercenuese"

Verilindja e SHBA-ve nën temperatura të ulta kërcënuese

Lajme

Gazeta Express

04/02/2023 15:42

Pjesa verilindore e SHBA-ve është përfshirë këtë fundjavë nga temperatura në nivele të ulëta e të rrezikshme. Në pikën më të lartë, në shtetin e Nju Hempshër, në Malin Uashington, temperaturat ranë deri në -79 gradë Celsius.

Pjesa dërrmuese e shtetit të Nju Jorkut si dhe shtetet Masaçusets, Konektikat, Rod Ajlënd, Nju Hempshër, Vermont dhe Mein, një rajon me rreth 16 milionë banorë, u përfshinë nga vala e të ftohtit të madh.

Lexo Edhe:

Autoritetet mbyllën të premten shkollat në Boston dhe Ustër, në Masaçusets, për shkak të shqetësimeve rreth rrezikut të hipotermisë dhe ngricave. Temperaturat e regjistruara në këto qytete të premten llogariteshin në -13 gradë celcius, e shtuna pritet të shënojë një ulje të re rekord.

Kryebashkiakja e Bostonit Michelle Wu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme deri të dielën dhe hapi qendra ngrohjeje për të ndihmuar mbi 650,000 banorët e qytetit.

Po kështu në Kabetogama të Minesotës, u regjistrua një temperaturë prej -39,5 gradë Celsius./VOA