Verifikohen mandatet e 3 deputetëve të rinj - Gazeta Express
string(43) "verifikohen-mandatet-e-3-deputeteve-te-rinj"

Maqedoni

Gazeta Express

18/11/2025 18:55

Verifikohen mandatet e 3 deputetëve të rinj

Maqedoni

Gazeta Express

18/11/2025 18:55

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 70-të, verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov.

Stojanovski zë vendin e Igor Nikollovskit, i cili më herët kishte njoftuar Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve se nuk e pranon mandatin.

Tre deputetët e rinj do të zëvendësojnë Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave të Kisella Vodës, Sopishtës dhe Prilepit.