Vera po vjen, bashkë me të edhe këngë të mira – ju prezantojmë Monaco - Gazeta Express
string(66) "vera-po-vjen-bashke-me-te-edhe-kenge-te-mira-ju-prezantojme-monaco"

Vera po vjen, bashkë me të edhe këngë të mira – ju prezantojmë Monaco

Gazeta Express

19/06/2020 21:26

Artisti i ri kosovar Andi Kashtanjeva ka publikuar këngën e tij më të re “Monaco” që është një këngë super interesante dhe ideale për muajt e verës. Kënga është lansuar më 17 qershor (të mërkurën) dhe është pritur mirë nga të gjithë

Vera po vjen por edhe pse pandemi shumë talentë shqiptarë në botë kanë arritur që të tregojnë talentin e tyre.

Lexo Edhe:

I tillë është Andi Kashtanjeva që në bashkëpunim me Alex Kron nga Suedia kanë realizuar këngën e tyre më të re “Monaco”.

Kënga është një këngë tipike verore me një zhanër të njohur si “latina hip pop”. Ritmët e saj janë interesante dhe përqojnë energji pozitive, ashtu sikurse stina e verës.

Kënga është lansuar në disa platforma në Suedi kurse në youtube është lansuar më 17 qershor.

Për këngën kanë raportuar edhe mediat e Suedisë derisa mesazhi është “dashuria dhe gëzimi”.

“Energjinë pozitive në mbarë botën dua ta shpërndaj duke filluar nga vendi im”, ka thënë Andi për Gazetën Express. /GazetaExpress/