‘Vera Andrron Detin’ fiton çmimin e postrepublic në vlerë të 50 mijë euro në Sarajevë - Gazeta Express
string(83) "vera-andrron-detin-fiton-cmimin-e-postrepublic-ne-vlere-te-50-mije-euro-ne-sarajeve"

‘Vera Andrron Detin’ fiton çmimin e postrepublic në vlerë të 50 mijë euro në Sarajevë

Gazeta Express

21/08/2020 14:16

Filmi i gjatë artistik ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, i cili është në fazën e postproduksionit dhe pjesë e programit ‘Work in Progress’ në kuadër të festivalit të Festivalit të Sarajevës, fitoi çmimin kryesor në këtë kategori


Filmi ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave, që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj të cilën ai e ka mohuar.
Filmi “Vera Andrron Detin” me producent Shkumbin Istrefin, është bashkëprodhim i Puntoria Kreative Isstra (Kosovë), Dream Factory (Maqedoni e Veriut) dhe Papadhimitri Production (Shqipëri), dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovës, Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.

Lexo Edhe: