“Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Peru - Gazeta Express
string(63) "vera-andrron-detin-do-te-shfaqet-ne-festivalin-e-filmit-ne-peru"

“Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Peru

Arte

Gazeta Express

11/11/2021 22:15

Filmi i regjisores, Kaltrina Krasniqi “Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Peru, më datë 12 nëntor.

Java e Filmit “Ulima” është një shfaqje filmike që ofron një hapësirë ​​për të parë, diskutuar, bërë dhe shpërblyer filma.

Lexo Edhe:

Në film përditshmëria e qetë e Verës ç’rregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.