“Veprim agresiv dhe i papërgjegjshëm”, thotë BE-ja për dronët rus në Poloni - Gazeta Express
string(72) "veprim-agresiv-dhe-i-papergjegjshem-thote-be-ja-per-dronet-rus-ne-poloni"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 13:18

“Veprim agresiv dhe i papërgjegjshëm”, thotë BE-ja për dronët rus në Poloni

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 13:18

Zëdhënësja për politikën e jashtme të BE-së, Anitta Hipper, prezantoi reagimin e Komisionit Evropian për incidentin me dronin në Poloni.

Ajo tha:

“Ky veprim agresiv dhe i papërgjegjshëm është pjesë e një përshkallëzimi serioz nga Rusia. Ai kërcënon sigurinë e qytetarëve të BE-së, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare

Kjo, edhe një herë, forcon të gjithë mbështetjen dhe vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj në mbrojtjen kundër Rusisë.

Nga ana jonë, ajo që do të bëjmë është të rrisim përsëri kostot për Moskën, duke ashpërsuar ndjeshëm sanksionet ndaj Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë”