string(67) "vengu-per-12-qershorin-nato-solli-drite-jete-dhe-dinjitet-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 13:22

Vengu për 12 Qershorin: NATO solli dritë, jetë dhe dinjitet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 13:22

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka përkujtuar 12 qershorin e vitit 1999, ditën e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, duke e cilësuar atë si një moment historik që i dha fund errësirës dhe riktheu shpresën

“Sot kujtojmë ditën që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën. Çdo hap i trupave të NATO-s në Kosovë ishte një hap drejt jetës, lirisë dhe dinjitetit,” shkroi Vengu në platformën X.

Sot shënohen 26 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, që çuan në largimin e trupave serbe të Millosheviqit dhe shënuan fillimin e një epoke të re për vendin, në rrugën e lirisë dhe pavarësisë.