Vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë, Rutte: Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia? - Gazeta Express
string(94) "vendosja-e-trupave-te-nato-s-ne-ukraine-rutte-pse-duhet-te-na-interesoje-se-cfare-mendon-rusia"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 14:10

Vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë, Rutte: Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia?

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 14:10

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë.

Gjatë një konference për shtyp, Rutte u pyet për qëndrimin e tij mbi refuzimin e Rusisë për praninë e forcave të NATO-s në territorin ukrainas.

“Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia për trupat në Ukrainë? Ukraina është një vend sovran. Nuk është në dorën e tyre të vendosin,” tha Rutte.

Ai shtoi se Rusia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë vendimet sovrane të Ukrainës, veçanërisht kur bëhet fjalë për masa sigurie që mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

“Nëse Ukraina dëshiron të ketë forca garantuese sigurie në territorin e saj për të mbështetur një marrëveshje paqeje, kjo është çështje e tyre. Askush tjetër nuk mund të vendosë për këtë,” theksoi ai.