Vendosja e minimumit jetik, PD kërkesë për debat në Kuvend - Gazeta Express
string(57) "vendosja-e-minimumit-jetik-pd-kerkese-per-debat-ne-kuvend"

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 16:52

Vendosja e minimumit jetik, PD kërkesë për debat në Kuvend

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2025 16:52

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një debati në Kuvend në lidhje me mungesën e përcaktimit të minimumit jetik.

Në kërkesë thuhet se “Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk garanton me ligj një standard minimal jetese për çdo qytetar shqiptar”.

Në një kohë kur kostot e jetesës në Shqipëri janë rritur ndjeshëm si pasojë e faktorëve kryesisht të brendshëm dhe pjesërisht të jashtëm, shtresat më vulnerabël të shoqërisë shqiptare po përballen çdo ditë me vështirësi të thella ekonomike dhe sociale”, thuhet në këtë kërkesë.

Përcaktimi i minimumit jetik, sipas PD-së, përbën një detyrim kushtetues që buron nga parimet e dinjitetit dhe barazisë njerëzore, nga konventat ndërkombëtare për të drejtat ekonomike dhe sociale, si dhe nga angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm.

PD thekson se përcaktimi i një treguesi zyrtar të minimumit jetik është një kërkesë e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare.

Megjithatë, sipas PD-së, deri më sot mungon një qasje ligjore dhe institucionale për përcaktimin dhe përditësimin periodik të këtij standardi jetese.

PD nënvizon se në asnjë dokument të miratuar nga qeveria shqiptare nuk është materializuar miratimi i një ligji të posaçëm apo akti nënligjor që përcakton masën e minimumit jetik në vend.

“Kjo mungesë e bazës ligjore ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta në zbatimin e të drejtave ekonomike e sociale të qytetarëve. Mungesa e një minimumi jetik të përcaktuar zyrtarisht cenon parimin e barazisë dhe dinjitetit njerëzor, te sanksionuar në Kushtetutë; dobëson efikasitetin e politikave të mbrojtjes sociale, të cilat nuk bazohen në një standard të matshëm dhe krijon pabarazi strukturore midis qytetarëve dhe rajoneve të ndryshme të vendit”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement