Policia e Kosovës ka njoftuar se një e dyshuar ka vendosur kamerë në shtyllë me pamje nga shtëpia e ankueses, në Leposaviq.
“Rr. Ibarski Odred, Leposaviq 20.05.2025-13:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka vendosur kamerë në shtyllë me pamje nga shtëpia e ankueses femër kosovare”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Policia njofton se kamera është konfiskuar.