Komuna e Obiliqit shumë shpejtë do të bëhet me pishinë gjysmë olimpike.
Të martën në këtë komunë, është vendosur gurthemeli i pishinës gjysmë olimpike.
Kreu i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi përmes rrjeteve sociale, ka thënë se ky është një projekt që do t’i jep mundësi fëmijëve, të rinjve dhe sportistëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të notit.
“Sot, së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës Lokale dhe Drejtoreshën e ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, vumë gurthemelin e pishinës gjysmë olimpike në Obiliq, një projekt shumë i rëndësishëm për komunën tonë, për sportin dhe të rinjtë tanë. Ky projekt do t’u japë mundësi fëmijëve, të rinjve dhe sportistëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të notit, duke i hapur rrugën organizimit të aktiviteteve sportive dhe garave në nivel lokal e më gjerë”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, Obiliqit po i shtohet edhe një projekt madhor.
aaaaa