Vendos supergoli i Odegaard, Arsenali vazhdon me fitore - Gazeta Express

Vendos supergoli i Odegaard, Arsenali vazhdon me fitore

Futboll

Gazeta Express

18/09/2021 17:54

Arsenali siç duket është këndellur. “Topçinjtë” kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Burnleyt.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 30-të, kur Odegaard realizoi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai ekzekutoi në mënyrë të përkryer goditjen e lirë, duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.

Kështu, Arsenali arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, teksa ngjitet në vendin e 12-të me gjashtë pikë pas pesë xhirove.

Në anën tjetër, Burnley mbetet i 19-ti me vetëm një pikë. /Gazeta Express/