Kushtrim Ajvazi i ftuar në Euro në T7, ku është diskutuar për çështjen e energjisë, dhe vendimit të Gjykatës Supreme ndaj ZRRE’së.
Për këtë të fundit, Ajzavi ka deklaruar se procesi i daljes në tregun e lirë të energjisë ‘’ka ra poshtë’’ pas vendimit të Supremes.
Ai i ka bërë thirrjes ZRRE’së që ta respektojë vendimin e Supremes.
‘’I gjithë procesi i daljes në tregun e lirë të energjisë ka ra poshtë. ZRRE e ka ditë pse s’ka ardh, Ymeri e ka ditë pse s’ka ardh në debat, dhe pse s’del në debate. Sepse ky është maskim ndaj qytetarëve. Ikja e debateve publike është maskim. Unë nuk po muj me kuptu se ku e kanë këtë guxim, se sinqerisht duhet me pas një guxim dhe arsye shumë të madhe për mos me mujt me respektuar një vendim të Gjykatës. I bëjmë thirrje me respektuar vendimin.
Gjykata vendos me ia kthy paret biznesit, biznesi i merr përmes thesarit edhe dikur i merr masi të mbyllet biznese. E po tash nëse është qëllimi ta mbyllin biznesin, le të vazhdojnë në këtë formë’’, ka thënë ai.