Vendimi për mbylljen e TikTok antikushtetues, reagon Rama: Kushtetuesja menduaka që 90% e prindërve ishin gabim - Gazeta Express
string(108) "vendimi-per-mbylljen-e-tiktok-antikushtetues-reagon-rama-kushtetuesja-menduaka-qe-90-e-prinderve-ishin-gabim"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:47

Vendimi për mbylljen e TikTok antikushtetues, reagon Rama: Kushtetuesja menduaka që 90% e prindërve ishin gabim

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:47

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas Gjykata Kushtetuese tha se vendimi i qeverisë së tij për mbylljen e aplikacionit TikTok në Shqipëri ishte antikushtetues dhe cenoi lirinë e shprehjes.

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut!”, shkroi ai.

Ndërkaq, Rama tha se mbyllja pati ndikim meqë platforma mori “masa pozitive”, prandaj edhe TikTok u lëshua prapë.

“Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement