Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar pasoja të mëdha pas vendimit të ZRRE-së për dalje në treg të lirë të energjisë për bizneset. Ai ka thënë edhe se vendimi në fjalë ka krijuar pasiguri të madhe, shkruan Gazeta Express.
Deputeti, si disa nga pasojat e vendimit ka përmendur edhe largimin e investitorëve vendorë e ndërkombëtarë, rritjen e kostove të bizneseve, kostos së jetesës për qytetarët si dhe, rritje të papunësisë.
Hoti ka shkruar edhe se, qasja e ZRRE-së e cila është ‘’arbitrare’’ dhe e mbështetur nga qeveria ‘’e mashtrimit’’, nuk u shërben bizneseve.
Postimi:
Vendimi i ZRRE-së për dalje në treg të hapur të energjisë për biznese, i cili nesër hyn në fuqi, ka krijuar pasiguri të madhe për furnizim me energji për biznese.
Kjo gjendje është e pakuptimtë. Do të duhej të mbaheshin konsultime e të bëheshin shumë përgatitje. Vendimi do të duhej të dakordohej me komunitetin e bizneseve.
Pasojat do të jenë të mëdha: largim i investitorëve ekzistues vendorë e ndërkombëtarë, mosardhje e investitorëve të rinj, mungesë e investimeve vendore, rritje e kostove të bizneseve vendore, humbje e aftësisë konkurruese të produkteve vendore në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, shtrenjtim i kostos së jetesës për qytetarë, rritje e papunësisë.
Si rezultat, brenda një kohe të shkurtër do të vërejmë përkeqësim të bilancit tregtar, pasi produktet e huaja do të vërshojnë tregun tonë.
Kjo qasje arbitrare e ZRRE-së, e mbështetur nga Qeveria e mashtrimit, vetëm bizneseve kosovare nuk u shërben. Nuk e di në çfarë agjende janë futur ZRRE-ja dhe Qeveria e mashtrimit, por sigurisht jo në agjendë që është në interes të bizneseve të Kosovës. /GazetaExpress
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...