Agim Shahini në një prononcim për FrontOnline ka njoftuar se dy ose tri biznese kanë paralajmëruar mbylljen ose reduktimin e numrit të punëtorëve.
Ai tha se janë duke biseduar me këto kompani për mënyrat se si të kapërcehet kjo krizë energjetike dhe shpreson që së shpejti të gjendet një zgjidhje që do të parandalojë mbylljen e tyre.
‘’Janë dy ose tri biznese që kanë paralajmëruar mbylljen dhe reduktimin e punëtorëve, jemi duke biseduar me kompanitë se si të dilet nga kjo krizë. Shpresojmë që të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë që të mos mbyllen’’, tha i pari AKB-së.